Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Koncesionari shqetësimi i fundit, shteti dhe strukturat përgjegjësi kryesor


Ish-deputetja Jorida Tabaku në një reagim lidhur me grabitjen në Rinas ka ngarkuar me përgjegjësi shtetin dhe strukturat dhe sipas saj koncesionari është shqetësimi i tij.

Gjithsesi, koncesionari është shqetësimi i fundit sepse në rastin e vjedhjes spektakolare ka vetëm një përgjegjës; shteti dhe strukturat e tij. Policia e shtetit është njoftuar për lëvizjen e vlerave monetare si e përcakton rregullorja, policia e shtetit sot ka sport institucional të sulmojë opozitën e qytetarët por jo të kryejë detyrën. Banditët që terrorizojnë vendin dhe investitorët përfitojnë nga një qeveri që angazhohet të sulmojë qytetarët ndërsa lë të lirë bandat”-shkruan Tabaku.

Tabaku ka hedhur edhe hije dyshimi për sulmet e qeverisë ndaj konesionarit, duke supozuar se këto sulme mund të jenë alibi për të larguar atë dhe për t’ia dhënë një kompanie tjetër.

Në Prill të 2016 ne e denoncuam këtë aferë korruptive që një kompani off shore-guaskë me pronar që nuk njiheshin, morën një aset strategjik kombëtar me koncesion. Paraqitëm të dhëna që tregonin se qeveri më të përgjegjshme si ajo e Greqisë, nuk ia dha aeroportin e Athinës kompanisë që sot ka koncesionin e Rinasit. A mos vallë pazari me këtë kompani mbaroi e duan te sjellin klientin e radhës apo kanë alibinë gati për të hequr fajin nga vetja?!”-thekson Tabaku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *