Vendosni fjalën kyçe....

“U cënua siguria kombëtare” – Meta i ashpër pas grabitjes së Rinasit


Presidenti Meta, ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të grabitjes së ndodhur brenda aeroportit të Rinasit, të cilën e cilësoi se cënim serioz të sigurisë kombëtare.

Në konferencën për shtyp Meta kërkoi vënien para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve.

Kreu i Shtetit tha se për grabitjet e mëparshme ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku janë kërkuar disa masa, , të cilat nuk janë përmbushur nga institucionet përgjegjëse.

“Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë për këtë komunikim të drejtpërdrejt me ju dhe qytetarët. Përsëritja e kësaj ngjarje brenda një objekti të sigurisë së veçantë është e papranueshme.

Si vend anëtar i NATO-s kemi detyrimin të garantojmë dhe standardet më të larta të sigurisë. Si kryetar i Këshillit të Sigurisë kombëtar në 16 maj të vitit 2018 kam organizuar mbledhjen e këtij këshilli me objekt gjendjen e sigurisë kombëtare.

Pika e tretë e axhendës së këtij takimi ishte pikërisht raporti për pikat strategjike portuale dhe aeroportuale të Republikës së Shqipërisë. Kam ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroportin Nënë Tereza, mangësitë në akses dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në raste rreziku.

Kemi ngritur një sërë shqetësimesh për grabitjen. Kemi vënë re mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në rast rreziku. Shqetësimet u mbështetën dhe nga përfaqësues të rëndësishëm. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat iu janë përcjellë zyrtarisht anëtarëve të Sigurisë Kombëtare.

Në detyrat që janë ngarkuar, është kërkuar ngritja e punës për trajtimin e gjithçkaje për grabitjen në Rinas. Në këto kushte, si president i Republikës e konsideroj ngjarjen e djeshme cenim serioz të Sigurisë Kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë.

Ndaj iu kërkoj të gjitha agjencive ligj-zbatuese, që të gjejnë autorët. Të gjitha autoritetet përgjegjëse të kryejnë hetime të plota për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Të nxirren dhe evidentohen përgjegjësitë mbi çdo institucion dhe person për këtë ngjarje që mund të kishte pasur pasoja edhe më fatale mbi qytetarët tanë.

Prokuroria të hetojë jo vetëm ngjarjen, por nxjerrjen përpara përgjegjësisë të çdo personi që nuk ka kryer detyrën. Presidenca në këtë mënyrë është në shërbim të organit të akuzës për të vënë përpara përgjegjësisë çdokënd që ka përgjegjësi për grabitjen”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *