Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai i Admir Muratajt: Shokët e lanë në rrugë, por do i gjejmë!


Cen Murataj, vëllai i personit që mbeti i plagosur në grabitjen e djeshme në Rinas, Admir Muraj, ka deklaruar se nëse policia nuk i gjen bashkëpunëtorët e grabitjes do t’i gjejnë ai dhe familja e tij.

“Policia ka ardhur ka ushtruar kontrolle në shtëpi. Ne nuk e dimë kush e ka vrarë, nuk i njohim shokët, por do t’i shohim kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë ose do t’i gjejmë neve ose do t’i gjejë policia”, tha Cen Murataj para kamerave.

Për më tepër, ai ngriti dyshime nëse i vëllai është vërtet organizatori i grabitjes së 10 milionë eurove apo jo. Sipas tij, Admir Murataj ishte vetëm “vegël” dhe jo organizator i grabitjes.

U tha se Admiri ishte organizatori, por organizatori nuk vritet. Tani na intereson të shohim se çfarë do ndodhi, tani do e shohim sa organizator është, ai ka qenë vegël, ta shohim. Diçka do jetë”, vijoi më tej ai.

Gazetarët e pyetën Muratajn nëse i vëllai është vrarë nga efektivët e policisë, apo nga shokët e tij sikuse po aludohet.

“Nuk kemi asgjë të saktë, thonë e kanë hedhur shokët e vet.”, tha Murataj i cili ka zbuluar se prej dy vitesh nuk komunikonte me vëllanë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *