Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu si edhe lideri i opozitës, Benny Gantz, të dy kanë shpallur fitoren e partive të tyre në zgjedhjet e për Knessetin (Parlamentin) e 21-të. Megjithatë, Netanjahu duket se ka më shumë gjasa të formojë një koalicion.
“RT” shkruan se me rreth 95 për qind të votave të numëruara, partia e Gantz ‘Blue and White’ dhe ‘Likud’ e Netanyahut kanë fituar nga 35 vende në Knesset.
Megjithatë, Netanjahu ka gjasa të gjejë mbështetjen e krahut të djathtë për të formuar një koalicion.
Të dy Netanyahu dhe Gantz kanë deklaruar para kohe fitoren.
Netanyahu pretendon se rezultatet tregojnë një fitore “të qartë” për Likud-in dhe aleatët e saj, ndërsa Gantz mendon se fitues është ai.
“Këto zgjedhje kanë një fitues të qartë dhe një humbës të qartë,” tha ai.
“Netanyahu premtoi 40 vende dhe i humbi. Presidenti mund të shohë rezultatet dhe duhet t’i bëjë thirrje fituesit për të formuar qeverinë e ardhshme. Nuk ka opsion tjetër!”, tha Gantz.
Rezultatet përfundimtare nuk do të bëhen publike deri mëngjesin e të mërkurës dhe rruga drejt pushtetit është ende larg për të dy liderët./Hashtag.al