Vendosni fjalën kyçe....

Afat i ri për BREXIT, shtyhet edhe 5 muaj


Pas pesë orësh bisedime në Bruksel, liderët e Bashkimit Europian i kanë dhënë Britanisë së Madhe zgjatjen 5-mujore të Brexit.

BBC” shkruan se afati i ri i vendosur më 31 tetor – shmang opsionin që Britania e Madhe të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje, pasi deputetët ende nuk bien dakord.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se mesazhi i tij për “miqtë britanik” ishte: “Ju lutem mos e humbisni kohë!”.

Theresa May, e cila kërkoi një vonesë më të shkurtër, tha se Britania e Madhe ende do të synojë të largohet nga BE-ja sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mbretëria e Bashkuar tani duhet të mbajë zgjedhjet evropiane në maj ose të largohet më 1 qershor pa një marrëveshje.

Kryeministrja May më herët i tha liderëve europianë se ajo donte të lëvizte datën e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga kjo e premte për në 30 qershor, me mundësinë e largimit më herët nëse marrëveshja e saj për largimin do të ratifikohej nga Parlamenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *