“Jemi të gatshëm të ndërpresim koncesionin sepse është cënuar siguria publike”-ka deklaruar ministrja Belinda Balluku.
Sipas ministres Balluku, koncesionari ka kryer një seri shkeljesh në kontratën e zbatimit në aeroportin e Rinasit.
Duke përmendur shkeljet Balluku shprehet se “moszbatimi i kushteve të sigurisë në aeroport nuk janë zbatuar nga koncesionari, si edhe ka kryer evazion fiskal pasi nuk ka deklaruar si duhet shpenzimet dhe të ardhurat për pagesat e sigurisë nga qytetarët”.
“Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të ishte më agresiv sa i përket kompanisë ICTS Albania, e cila është një kompani problematike. Na ka shfaqur gjithmonë probleme, nuk ka kaluar testet e sigurisë për shumë raste. Por koncesionari kinez e ka mbrojtur me pathos sa herë kjo kompani është goditur me të drejtë”- tha ministrja, në Opinion, duke theksuar se vendimmarrja pas grabitjes së fundit do të jetë ekstreme.