Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Vlora: Në 13 prill do zhdukim qeverinë e Ramës


Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, nga Vlora ku pati një takim me qytetarët, deklaroi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, Shqipëria do të ndahet njëherë e mirë nga krimi ku e ka zhytur qeveria Rama.

Basha tha se nuk do të ketë më dy Shqipëri, por një Shqipëri dhe ajo e standardeve më të larta evropiane.

“Këta që kanë krijuar dy Shqipëri, Shqpërinë e shumicës dërrmuese së shqiptarëve të përjashtuar nga punësimi dinjitoz, të përjashtuar nga kujdesi shëndetësor minimal,  të përjashtuar nga një arsim dinjitoz për fëmijët, të përjashtuar nga siguria për jetën dhe Shqipëria tjetër e një grushti njerëzish që kur 38 mijë baballarë dhe nëna përfundojnë qelive se nuk paguajnë dot faturat e energjisë se nuk i paguajnë dot.

Kurse këta edhe kur kapen duke vjedhur edhe në aferat më të përbindshme që ka parë Shqupëria, Prokuroria e kapur ka frikë ti thërrasë.

Prandaj krekosen, se janë mbi ligjin.

Këto dy Shqipëri janë të papajtueshme me njëra-tjetrën”-deklaroi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *