Betohen tre deputetë të rinj në seancën e sotme plenare në Kuvend. Ata vijnë nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike Korab Lita në Tiranë, Arlind Çaçani në Korçë dhe Halim Jakimi në Dibër. Më pas të tre deputetët e rinj u betuan para Kuvendit.
Kështu numri i deputetëve të opozitës që janë betuar në Parlament ka shkuar në 103.
Vetëm një ditë më parë, dy kandidatë të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së dorëzuan formularin e dekriminalizimit në KQZ duke pranuar kështu mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për Andi Përmetin nga listat e PD në qarkun e Korçës dhe Eugen Bojaxhiun, nga lista e LSI në qarkun e Beratit.