Vendosni fjalën kyçe....

Del fotoja e pasaportës greke, si kishte ndryshuar tërësisht Admir Murataj


Në emisionin “Opinion” është publike fotoja e pasaportës greke së Admir Murataj i cili mbeti i vraarë pas grabitjes në Rinas ditën e martë.

Në pasaportën greke që zotëronte, Admir Murataj ka pasur identitet tjetër. Ai quhej Christos Papadias. Sikurse vihet re në foto, në maskën e silikonit që mbante gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 Prill, Murataj kishte “kopjuar” identitetin e tij të para disa viteve, kur kishte marrë pasaportën greke.

Më pas, ai kishte ndryshuar pamje, sikurse duket në foton tjetër. Pamja e tij me flokë është e vetmja fotografi publike, pasi është bërë në momentin kur është arrestuar në Greqi për disa grabitje.

Ekspertiza e materialit gjenetik (ADN-ja) dhe shenjat e gishtave nga ana e policisë greke bënë të mundur identifikimin e Admir Muratajt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *