Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna e gazi në protesta, prokuroria nis hetimin ndaj Lleshajt e Veliut


Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Lleshaj dhe Policisë së Shtetit.

Padia është bërë nga Partia Demokratike dhe ka të bëjë me atë që selia blu e cilëson si veprime në shkelje të ligjit në protestat qytetare që prej 16 shkurtit e deri më 16 mars.

Kallëzimi është bërë nga sekretari i PD-së, Bardhi më 18 mars dhe policia akuzohet për veprime në shkelje të ligjit.

Për PD-në përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion për të shpërndarë protestuesit është në shkelje të ligjit dhe tej kompetencave ligjore.

Me këto veprime sipas PD, policia nuk ka pasur synim zbatimin e ligjit por pengimin e zhvillimit të protestës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *