Digjet gjatë natës makina e shefit të krimeve në Tepelenë. Gentjan Shehu e kishte parkuar makinën e tij tip “Ford” poshtë pallatit mbrëmjen e kaluar, por kur ka shkuar për të në mëngjes e ka gjetur të djegur.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në lagjen ’15 shtatori’. Paraparakisht policia dyshon se makina ka marrë flakë si pasojë e një defekti elektrik.
“Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qenë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental (difekt elektrik).”, thuhet në njoftimin e policisë.
Por nuk përjashtohet spista se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme.