Pas fitores së Benjamin Netanyahut, presidenti Donald Trump ka deklaruar se ky është një hap përpara për tëe siguruar paqen në lindjen e mesme.
“Të gjithë thonë se nuk mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme, me Izraelin dhe palestinezët”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë mendoj se kemi një shans. Unë mendoj se kemi një shans akoma më të mirë me fitoren e Bibit”, tha Trump duke përdorur nofkën e kryeministrit izraelit.
Netanjahu fitoi zgjedhjet e së martës me një rezultat të ngushtë të me një platformë armiqësie të drejtpërdrejtë ndaj palestinezëve, duke premtuar “të zgjidhte sovranitetin” mbi vendbanimet e Bankës Perëndimore, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Ai tha se do të përpiqet ta bëjë këtë me mbështetjen amerikane.
Këshilltari i presidentit amerikan dhe dhëndri i tij Jared Kushner po përgatit planin e paqes, të cilin ai tha se do të dilte diku pas zgjedhjeve të Izraelit të 9 prillit.