Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Rinas/ Berisha bën deklaratën e fortë: Qeveria do paguajë 100 mijë euro për autorin e rremë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e fortë për grabitjen e ndodhur në Rinas, ku u vodhën 10 milion euro.

Berisha tha se për këtë ngjarje po inskenohet një autor i cili kundrejt pagesës do pranojë se i ka grabitur paratë.

Berisha paralajmëroi se autorit të inskenuar nga qeveria do ti jepen 100 mijë euro, do ti sigurohen vetëm dy vite burg dhe më pas do ta nxjerrin.

Nuk mund të ketë të arrestuar. Do presim dhe disa ditë sa të gjejnë dëshmitarin e rremë. Ti japin 100 mijë euro, të bëjë nja dy vite burg dhe të dalë. Fugoni i asaj policie nuk ka marrë një gërvishtje, por le të presim, por faktikisht Murati është ekzekutuar me një plumb në kokë. Plumbin ky narkoshtet do ta çojë nga të dojë” -deklaroi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *