Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Nuk do ketë takim kokë më kokë me delegacionin serb


Nuk do të ketë takim kokë më kokë me delegacionin e Serbisë. Kjo është konfirmuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili bëri me dije se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Berlin me 29 prill.

Shefi i qeverisë së Prishtinës tha se është një nder që ky event kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Francez, Emanuel Macron, por theksoi se nuk ka pritshmëri të larta.

“Nuk është takim bilateral, por më i gjerë. Është nder për Kosovën, por unë nuk kam ndonjë parashikim për ndonjë marrëveshje potenciale”, tha Haradinaj.

Gjatë një Konference për shtyp, ai foli edhe për ndikimin e Rusisë në Kosovës.

“Nuk ka tendencë të përfshirjes së Kosovës në procese që kanë dëshirë për të nxjerrë Kosovën nga binarët dhe ekziston edhe një agjendë e Rusisë për këtë”, tha kryeministri i Kosovës.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se në takimin e Berlinit do të shtrojë edhe çështjen e Liberalizimit të munguar të Vizave për Kosovën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *