Vendosni fjalën kyçe....

Ish-këshilltari i Obamës nën hetim pas raportit të Mueller mbi ndërhyrjen ruse


Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë në kohën e ish-presidentit demokrat, Obama, Greg Craig pritet të akuzohet pas publikimit të raportit të Këshilltarit Speciale, Robert Mueller, i cili hetoi për lidhjen e mundshme mes fushatës së presidentit Trump dhe ndërhyrjes ruse.

Avokatët e ish-këshilltarit të Obamës, Greg Craig, thonë se presin që klienti i tyre të akuzohet lidhur me një hetim për lobim të huaj, që doli nga hetimi i këshillit të posaçëm për ndërhyrjen ruse.

Në një deklaratë të mërkurën mbrëma, avokatët thanë se “këmbëngulja kokëfortë e qeverisë për ndjekjen penale të z. Craig është një keqpërdorim i keq i diskrecionit prokurorial”.

Shqyrtimi i Craig rrjedh nga një hetim i ish-kryetarit të fushatës së Trump, Paul Manafort dhe punës së tij në emër të një partie pro-ruse në Ukrainë.

Nëse arrijnë të dokumentohen, akuzat vijnë rreth tre muaj pasi ish-firma ligjore e Craig ra dakord të paguante më shumë se 4.6 milionë dollarë dhe pranojnë publikisht se nuk arriti të raportojë punën e saj për qeverinë ukrainase.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentojë natën e së mërkurës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *