Arrestohen dy të rinj në Sarandë, pas akuzave për vjedhje. Sipas policisë, 19-vjeçari me inicialet F.K dhe 18-vjeçari me inicialet A.Q janë kapur në flagrancë duke vjedhur në lagjen Nr.3 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, dy të rinjtë po tentonin të vidhnin një magazinë.
“Policia ka arrestuar 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke vjedhur.
- F.K., 19 vjeç, banues në Sarandë.
• A.Q., 18 vjeç, banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë arrestimin e këtyre dy shtetasve pasi janë kapur në flagrancë në lagjen nr.3 Sarandë, duke vjedhur magazinën e shtetasit L.M.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.