Vendosni fjalën kyçe....

“Një ish punonjës policie i kapur në biseda telefonike me grabitësit në Rinas”-Gazetari Koka


Për grabitjen në Rinas kanë dalë detaje të reja të cilat janë zbuluar nga gazetari Spartak Koka, i cili deklaroi se është përfshirë edhe një ish-punonjës policie.

Kanë qenë tre banka të nivelit të dytë, që do të nxirrnin sasinë e lekëve nga Shqipëria për në Vjenë të Austrisë.

Gazetari Spartak Koka shprehet në “Opinion” se grupi i grabitësve përbëhet nga rreth 23 veta dhe se një ish-punonjës policie është përgjuar duke zhvilluar telefonata me pjesëtarë të këtij grupi.

“Një ish-punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”- tha Koka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *