Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja pas grabitjes 10 milionë euroshe – Xhaçka: S’jemi duke shkuar në luftë, s’kemi pse njoftojmë presidentin!


Në një deklaratë për mediat, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reaguar për kërkesën e presidentit të Republikës Ilir Meta për informacion, lidhur me angazhimin e FA-ve për ruajtjen e sigurisë në aeroport.

Xhaçka mohoi se bëhej fjalë për të ndërhyrë brenda në aeroporti, por vetëm për ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit. Ajo tha se presidenti Meta do ta marrë informacionin e kërkuar, por nuk kishte pse të njoftohej duke qenë se nuk “jemi duke shkuar në luftë”.

“Nuk bëhet fjalë për sigurinë brenda aeroportit nuk është detyra jonë. Ne do të patrullojmë perimetrin e sigurisë së aeroportit.

Komanda e Forcës sonë ajrorje nuk është as një kilometër larg. Bëhet fjalë për të siguruar perimetrin.

Nuk bëhet fjalë për të hyrë brenda dhe të marrim masa që nuk na takojnë për t’i marrë. Kjo bëhet edhe në vendet e tjera.

Ngjarje edhe më të frikshme i kemi parë edhe në vendet e tjera. Është një precedent i përsëritur që na detyron ne të marrim masa.

Pothuajse gjysma e kësaj infrastrukture është ushtarake, jemi të detyruar të garantojmë perimetrin e sigurisë së aeroportit. S’është e nenojshme të revokohet Kushtetuta, apo ligjet.

Prioriteti ynë kryesor patjetër është siguria e qytetarëve. Patjetër dhe imazhi i vendit që në këtë moment…

Nuk ka pse njoftohet presidenti, nuk jemi duke shkuar në luftë. Informacionin do ta marrë.”, tha Xhaçka.

 Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes Sandër Lleshaj vendosën për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak, për të garantuar sigurinë në aeroport.

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta i ka kërkuar informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralit Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *