Vendosni fjalën kyçe....

Protestë simbolike, të rinjtë e FRPD-së “shesin” mandate para Parlamentit


Ndërkohë që në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, jashtë po zhvillohet një protestë pavarësisht reshjeve të shiut. Tubimi organizohet nga të rinjtë e forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët më herët mësohet se janë përplasur me policinë përpara Ministrisë së Brendshme.

Ata u mblodhën para këtij dikasteri, për të marshuar më pas drejt Parlamentit ku ndodhen tani. Në protestën e sotme nuk marrin pjesë liderët politikë të partive opozitare, por vetëm një grup të rinjsh.

Përpos banderolave me parrulla kundër qeverisë, të rinjtë kishin ngritur edhe një stendë me mbishkrimin “Parlamenti i krimit”, ku të rinjtë shisnin mandate.

“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.

Protesta e sotme është vetëm simbolike, pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar se protesta e radhës e madhe do të zhvillohet të shtunën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *