Vendosni fjalën kyçe....

Rrethimi i aeroportit nga FA-të, Berisha: Akt puçist antikushtetues!


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të rrethuar aeroportin e Rinasit nga Forcat e Armatosura.

Berisha e quan këtë një “akt puçist antikushtetues”. Ai shprehet se një vendim i tillë mund të merrej vetëm në një rast të shpalljes së vendit në gjendje të jashtëzakonshme, duke akuzuar kështu kryeministrin Rama për shkelje të Kushtetutës.

“Nje akt puçist antikushtetues! Thellohet grushti i shtetit!
Pranohet falimentimi i narkoshtetit!Te dashur miq, krye krye kreu i meduzes Edvin Kristaq Puçisti kreu dje nje akt tjeter pucist antikushtetues. Ai urdheroi ndrikull Xhaçken ne dhunim flagrant te Kushtetutes te kryeje nje akt puçist te mirefillte, shpalosi Ushtrine dhe vendosi nen kontrollin e saj aeroportin civil te vetem te vendit te Rinasit.

Nderkohe qe forcat e armatosura sipas kushtetutes mund te merrnin kete detyre vetem ne kushte te shpalljes nga paralamenti te pjeseshme apo ne gjithe territorin te gjendjes te jashtezakonshme.
Keshtu Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne piken 1 te nenit 173 stipulon: ”Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.”

Kurse  ne piken 2 te nenit 173te Kushtetuta stipulon: “Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin”.Ky percaktim i kushtetutes esht sanksionuar gjithashtu ne piken 2,neni 22 i ligjit 64/2014 “

Per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit te Forcave te Armatosura te RSH,ne te cilen sanksionohet: ”Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit,pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.”

Pra me dislokimin e njrsive ushtarake per venien e aeroportit civil nen kontrollin e forcave te armatosura pa shpallur ne perputhje me kushtetuten gjendjen e jashtezakonshme, eshte kryer nje veprim puçist antikushtetues dhe de fakto jemi, por ne kundreshtim flagrant me kushtetuten, ne gjendje te jashtezakonshme dhe natyrisht eshte pranuar dhe shpallur kapitullimi i policise.

Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimin puçist te krye krye kreut te meduzes Edvin Kristaq Puçistiti, Ndrikull Xhaçkes dhe Shefit te Shtabit te Ushtrise, iu bej thirrje qytetareve te vazhdojme betejen tone fitimtare gjer sa te shporrim sa me pare puçistet, kalbesirat dhe pushtetin e tyre antikushtetues te krimit.”, shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes Sandër Lleshaj vendosën për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak, për të garantuar sigurinë në aeroport.

Pas këtij vendimi, presidenti Ilir Meta i ka kërkuar informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralit Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”. Pasi të marrë gjithë informacionet, ai pritet të bëjë një deklaratë lidhur me çështjen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *