Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari e shqetësuar shumë për “Escobar”-in e Ballkanit


Aq e shqetësuar duket deputetja Rudina Hajdari për atë që nga mediat konsiderohet si “Escobar”-i i Ballkanit, saqë ka mbajtur një fjalim në Kuvend mbi mënyrën se si po trajtohet ai nga gjykatat shqiptare.

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Hajdari tha se vendi është në një krizë institucionale dhe lufta ndaj korrupsionit është në fazën zero dhe si rast përmend pikërisht Klement Balilin, që sipas saj po trajtohet si i preferuar i gjykatës.

“Faktet nuk gënjejnë, ka ardhur koha të themi të vërtetën, që shqiptarët po përballen me një krizë të thellë institucionale. A janë të vërteta ato që thuhen në raportin e ministrave?

Vitin e kaluar BE dha një deklaratë dhe na paraqiti detyrë kryesore rishqyrtimin për çeljen e negociatave. A jemi sot më mirë se një vit më parë.
A është përmbushur kjo ëndërr? Raporti tregon ndryshe, raporti i ministrave thotë se kemi rezultate të jashtëzakonshme, sa është e vërtetë kjo?
Mendimi im është që jo. Sepse Këshilli i BE, tha se Shqipëria ka 5 probleme kryesore, sikundër iu tha Maqedonisë,të cilët i kanë shanset me të larta se ne.

Këto 5 kushtet duhet të kishin arritje gjatë këtij viti. Kemi zero rezultat kundër luftës së korrupsionit. Paaftësia ndaj krimit të organizuar tregon qartë se nuk kemi vullnet në përparimin në këtë pjesë.

Rasti më flagrant është ai i Klement Balilit, i cili trajtohet si i preferuar i gjykatës së Tiranës. Të kalojmë edhe te reforma në drejtësi. Edhe pse është cilësuar si një arritje e madhe, nuk ka pasur asgjë të prekshme për qytetarët shqiptarë deri më sot.”,- tha Hajdari.

Balili i vetëdorëzua më 15 janar të këtij viti, pas mbërritjes së disa të dhënave nga Greqia që kërkoheshin nga avokatët e tij. rokuroria ka kërkuar një dënim me 18 vjet burg për Klement Balilin.

Balili u shpall në kërkim para rreth dy vitesh, ndërsa të gjitha operacionet policore për arrestimin e tij kanë dështuar.  Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit.

Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *