Një konflikt mes disa të rinjsh në qytetin e Durrësit ka përfunduar me të shtëna armësh.
Raportohet se prej kësaj ngjarje që ka ndodhur në lagjen 17, në hyrje të qytetit, nuk ka të lënduar.
Ka qënë njëri prej personave që u përfshi në konflikt ai që lajmëroi policinë, pasi ka konstatuar dëmtime me armë zjarri në makinën e tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar atë që ka ndodhur.
Informacion paraprak
Më datë 11.04.2019, rreth orës 17:05, në lagjen nr 17 Durrës, shtetasi A.J.,53 vjeç, ka njoftuar Policinë pasi ka konstatuar në automjetin e tij të parkuar në afërsi të një lokali, disa dëmtime të cilat ngjasojnë me ato të shkaktuara nga armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar me armë zjarri.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.