Një sherr i dhunshëm ka ndodhur në burgun e Koridhalos.
Sherri ka qenë masiv, ndërsa “viktima” janë një 33-vjeçar grek dhe një 27-vjeçar shqiptar. Dy të burgosurit, greku 33 vjeç dhe shqiptari 27 vjeç mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalin e burgut, raporton Ekathimerini.
Sherri ka ndodhur në zonën D të burgut. Të burgosurit e tjerë kanë nisur të gjuajnë me kabuj dhe me sende të tjera të forta grekun dhe shqiptarin. Ata u dërguan në spital, në gjendje të keqe shëndetësore.
Arsyet e sherrit nuk dihen.