Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku publikon foton: Një 5-vjeçare merret në Komisariat


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka publikuar një foto nga Komisariati Nr.4 ku mes grave që ndodhen aty shihet edhe një fëmijë.

Sipas Tabakut vogëlushja 5-vjeçare përfundoi në Komisariat pasi efektivët e policisë e zgjuan me gaz lotsjellës.

“Skandali radhes. 

Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5 vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi I zgjuan me gaz lotëshellës përpara dy ditësh, I nxorrën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe I futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që I nxin faqen Shqipërisë përditë!”, thuhet në shkrimin e Tabakut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *