Lufta etnike në Kosovë shkaktoi eksod të përmasave të mëdha në shqiptarët.
Mijëra, gra, fëmijë dhe burra u detyruan të lejnë shtëpitë e tyre dhe të largohen në drejtim të Shqipërisë për të shpëtuar nga plumbat serbë.
Fotoja e karvanit të shqiptarëve të Kosovës që kalonin malet shkrepur në vitin 1999 zuri vendin kryesor në media.
Në foto shihet një grua që mban foshnjën e saj dhe i jep gji.
“Kisha lindje shumë të vështirë. Shëndeti i lig nuk ishte e vetmja gjë që më shqetësonte. Edhe pse mjekët më kishin thënë të shkoja për të lindur në Prishtinë, ata (ushtarët serbë) nuk ma lejuan. Vajzën time, Besën, e linda në maternitetin e Ferizajt”, tregon Sherifja për Deutsche Wellen.
Kur Besa ishte vetëm 6 muajshe, Sherifes iu desh të linte shtëpinë e të kapërcente malet, për të shpëtuar nga forcat serbe.
Vështirësitë e së kaluarës sot duken si një ëndërr e keqe për familjen Luta, e cila pas luftës ka ndërtuar një shtëpi të re në Kaçanik të vjetër. Besa vijon studimet në vitin e dytë në degën “Shkencat Politike” në Ferizaj. “Këto histori i kam dëgjuar nga nëna ime. Duke u rritur, kam nisur të kuptoj realitetin dhe sfidat e saj, babait tim dhe të gjithë shqiptarëve. Të njëjtat vështirësi dhe sfida kanë kaluar edhe shokët dhe shoqet e gjeneratës time. Shpeshherë bisedojmë dhe i rrëfejmë njëri-tjetrit këto histori. Ato janë aq të ngjashme dhe aq të ndryshme njëkohësisht nga njëra-tjetra” – i thotë Besa Luta DW-së.