Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e vëllait të Admir Muratajt: Organizatorët e grabitjes kërkojini në Parlament e Rinas


Vëllai i Admir Muratajt, Aleksandri, i cili ndodhet i burgosur, ka treguar gishtin nga Parlamenti dhe aeroporti i Rinasit, vendet ku sipas tij bëhet korrupsion dhe ku janë organizatorët e vërtetë të grabitjes.

Në një deklaratë pas mosmiratimit të lejes për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait, ai tha se dikush e ka çuar të vëllanë aty, pasi ai nuk kishte nga ta donte se atë ditë në Rinas do dërgohej një sasi e tillë eurosh.

Që të quhesh organizator dhe të vritesh me policisë ose me tjetrin, një që ka logjikë nuk e koncepton. Një organizator nuk mund të vritet me plumb dhe të lihet në rrugë. Në lajme kam parë që është vrarë, s’e di kush e ka vrarë. Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 milionë euro pa të çuar dikush tjetër?.

Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty. Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para. Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë 2 vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë. Dhe fotot që keni nxjerrë nëpër TV, nuk nxirren ato foto ashtu, është bir nëne si ty e si unë, nuk mund t’i nxirni ashtu.” – tha Murataj për “News24”.

Vendimi për mosmiratimin e lejes për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait, është shoqëruar me tensione në burgun e 313 në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *