Vendosni fjalën kyçe....

Debat mes ministrave dhe deputetëve në Holandë – T’i bëjnë apo jo presion Brukselit për të rikthyer vizat për shqiptarët


Shumica e deputetëve holandezë kërkojnë që ministrat e tyre t’i bëjnë presion Brukselit për të rivendosur vizat për shtetasit shqiptarë.

“DutchNews” shkruan se deputetët konsiderojnë se kjo është mënyra e vetme për të ndaluar bandat kriminale që hyjnë në vend dhe masa është mbështetur nga zyrtarët e policisë së Amsterdamit dhe të drejtësisë.

Thuhet se bandat shqiptare kanë rol kryesor për industritë holandeze dhe pastrimin e parave.

Megjithatë, ministrat argumentojnë se kthimi i vizave është një detyrë ‘e pashpresë’ dhe se Shqipëria përmbush kriteret e BE për udhëtimin pa viza. Ministri i Jashtëm Stef Blok u tha deputetëve se ai nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë tentativë për rivendosjen e vizave.

Deputetët janë shprehur të zhgënjyer me vendimin e ministrit.

“Jam shumë e zhgënjyer që ministri nuk është në gjendje të pranojë se kjo po shkakton probleme në Holandë. Ne duhet të aplikojmë masën urgjente’-tha deputetja kristian-demokrate, Madeleine van Toorenburg gjatë debatit të së enjtes mbi këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *