Vendosni fjalën kyçe....

“Dy ICTS-të janë e njëjta kompani” – Gazetari tregon lidhjen mes të dyjave


Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një analizë lidhur me dy kompanitë, ICTS Albania dhe ICTS Integrated Services, pas grabitjes të së martës që ndodhi në aeroportin e Rinasit.

Tomorri rendit faktet sipas të cilave të dy kompanitë kanë lidhje me njëra-tjetrën pavarësisht mohimit të avokatit të Partisë Socialiste, Eno Bushi.

Ai shkruan se ICTS Albania sh.pk me NIPT K51613031O, e themeluar në vitin 2005, që është zyrtarisht kontraktorja e sigurisë në Rinas dhe kompania ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q e regjistruar në vitin 2009 kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“1-A ka lidhje zoti Bushi me kompanine qe siguron Rinasin? Pergjigja eshte PO

Zyrtarisht kontraktorja e sigurise ne Rinas eshte ICTS Albania qe eshte themeluar ne vitin 2005. Zyrtarisht zoti Bushi ka qene aksioner me 25 per qind te aksioneve tek kompania tjeter ICTS Albania Integrated Services. Por edhe pse nuk ka qene asnjehere ortak apo aksioner tek ICTS Albania, zoti Bushi, ka qene perfaqesuesi ligjor i saj qe ne vitin 2008. Shume kohe para se te krijohej ICTS Albania Integrated Services. Pra zoti Bushi ka patur lidhje te drejteperdrejta me kompanine qe siguron Rinasin duke qene perfaqesuesi ligjor i saj.

2- A jane te lidhura ICTS Albania dhe ICTS Albania Integrated Services? Pergjigja eshte prape Po.

Edhe pse jane dy persona te ndryshem juridike, pra dy kompani me NIPTE te ndryshem, praktikisht dy ICTS-te jane i njejti grup. Ato zoterohen nga i njejti pronar, qe eshte ICTS Europe, perfaqesohen te dyja nga te njejtet njerez dhe kane te njejten adrese.

3-A ka lidhje veprimtaria e dy ICTS-ve. Pergjigja eshte PO. ICTS Albania Integrated Services eshte krijuar si kompani ne vitin 2009. Ne statusin e saj thuhet: Kompania do te ofroje konsulence dhe sherbime per bizneset me te cilat ajo formon nje grup ose ndaj paleve te tjera. Pra ICTS-ja ku ka qene aksioner zoti Bushi ka bere biznes me ICTS-ne qe ka sigurine e Aeroportit duke i ofruar konsulence dhe sherbime dhe duke arketuar para perkundrejt ketyre sherbimeve.” – shkruan Tomorri në “Facebook”.

Një ditë më parë Lulzim Basha akuzoi publikisht se në sigurinë e aeroportit të Rinasit janë të përfshirë zyrtare të mazhorancës aktuale duke e drejtuar gishtin nga avokati i partisë socialiste, Eno Bushi.

Ky i fundit e ka mohuar këtë gjë duke thënë se nuk ka qenë asnjëherë bashkëpronar në kompaninë që siguron Rinasin, por ka qenë bashkëpronar me 25 për qind të aksioneve vetëm te shoqëria ICTS Albania-Integrated Services.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *