Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur përkthyesin e tij ‘bandit’ gjatë nje bisede me kryeministrin suedez Stefan Lofven, pasi vuri re një përkthim të pasaktë nga ana e tij.
“RT” shkruan se Putin dhe Lofven u takuan në Forumin Ndërkombëtar Arktik në Shën Petërsburg të martën e 9 prillit, ku Rusia po mundohet të forcojë marrëdhëniet me shtetet e tjera në rajon.
Putin po thoshte se biznesmenët suedeze që kanë investuar shumën prej 5 milion dollarësh në Rusi, dhe iu referua atyre me termin rus “druz’ya”, që në shqip përkthehet “miqtë”. Fjalë që Putin e përmendi jo një herë, por dy herë.
“Përafërsisht pesë miliardë investime nga miqtë tanë suedezë, dhe të tillë janë MIQTË tanë suedezë, që janë investuar në ekonominë ruse.”, janë fjalët e Putin.
Mirëpo kur përkthyesi i përsëriti fjalinë kryeministrit suedez, ai përdori një term më neutral “partnerët” që tingëllon pak a shumë njësoj, si në anglisht, rusisht dhe suedisht.
“Unë thashë ‘miqtë’, dhe ai e përktheu ‘partnerët’, banditi”- tha me të qeshur Putin, duke vënë në dukje se fjala miqësore ishte shumë e rëndësishme, sepse ai i konsideron 500 kompanitë suedeze që investojnë në vendin e tij aktualisht si “miq”.
Të dy liderët diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve të mira pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe vështirësive, Lofven e quajti Rusinë “një vend shumë të rëndësishëm në rajon”.
Gjithashtu në bisedë Presidenti Putin njoftoi për një rritje 30% te tregtisë me vendin skandinav.
Sidoqoftë, jo të gjithë shpresojnë për forcimin e marrëdhënieve suedeze – ruse. Këtë shkurt, dy media në Mbretërinë e Bashkuar, ‘The Independent’ dhe ‘Daily Mail’, paralajmëruan për një pushtim të afërt rus të kombit të vogël skandinav … një “fakt” që dukej se ishte një surprizë për të dy palët.
Путин на встрече с премьером Швеции назвал шведских бизнесменов друзьями, но переводчик посчитал их партнерами. «Я сказал друзей, а он – партнеры. Бандит» pic.twitter.com/TJQkhPsuDP
— Кремлевский пул РИА (@Kremlinpool_RIA) April 9, 2019