Vendosni fjalën kyçe....

Franca mund të japë azil për Julian Assange


Qeveria e Francës ka thënë se mund ta shqyrtojë dhënien e azilit politik për themeluesin e faqes “Wikileaks”, Julian Assange, në rast se ai e kërkon një gjë të tillë.

Avokati francez i themeluesit të faqes së famshme, Juan Branco, ka kërkuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që të ndërhyjë në këtë rast dhe ta parandalojë ekstradimin e Assanges nga burgu britanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Branco tha të enjten se presidenti francez duhet të ndërmjetësojë dhe ta marrë Assangen nën mbrojtje, duke shtuar se ai e ka një fëmijë të vogël në Francë.

Ministrja franceze për Evropën, Amelie de Montchalin, tha gjatë një interviste në një radio se vend i saj nuk ka pranuar zyrtarisht ndonjë kërkesë për ndihmë për këtë figurë.

“Ne duhet të dëgjojmë për atë që ai dëshiron të bëjë. Ne nuk ofrojmë azil për ata që nuk e kërkojnë një gjë të tillë”, tha ministrja Montchalin. Sidoqoftë, pavarësisht komentit të saj, ndaj kësaj ­çështjeje nuk është deklaruar ende presidenti francez.

Ai është akuzuar më parë nga Suedia për sulm seksual dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për publikim të sekreteve qeveritare, shkruan “Independent”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *