Vendosni fjalën kyçe....

Gjysma e Parlamentit holandez kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët


Që prej vitit 2017, në Holandë diskutohet për të rikthyer regjimin e vizave për Shqipërinë. Por së fundi këto diskutime kanë marrë karakter serioz.

Katër parti politike në Holandë, kanë kërkuar në seancën e fundit rikthimin e vizave për shqiptarët.

Mediat holandeze shkruajnë se në dhomën e përfaqësuesve të Holandës, një shumicë parlamentare ka nënshkruar thirrjen nga partitë CDA, VVD, PS dhe ChristenUnie, për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Mbrëmjen e së mërkurës, gjatë një debati ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok, tha se nuk ka mbështetje të mjaftueshme midis vendeve anëtarë të BE-së për një hap të tillë.

Përveç kësaj, sipas ministrit Shqipëria ende i plotëson kushtet e vendosura më parë për heqjen e vizave.

Shqipërisë iu hoqën vizat në vitin 2010, dhe që atëherë numri i shqiptarëve të paligjshëm në Holandë është rritur.

Anëtari i Parlamentit, Madeleine van Toorenburg (CDA), vë në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të riktheheshin vizat.

Sipas mediave në Holandë, shumë kriminelë shqiptarë janë të përfshirë në krime të rënda, si trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore në Holandë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *