Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Rinas/ Berisha: I arrestuari i Elbasanit është autor i rremë, janë paguar 110 mijë euro


“Personi që pretendohet se është arrestuar, do të përdoret si dëshmitar i rremë, ashtu siç ndodhi edhe me Fredi Alizotin në rastin “Babalja”-shkruan Berisha.

Në një prononcim të tijin ish-kryeministri Sali Berisha njofton se personi i arrestuar në Elbasan si i lidhur me grabitjen në Rinas është një autor i rremë dhe se është paguar 110 mijë euro për të pranuar autorësinë në grabitje

Miq, agjencia e mirënjohur e lajmeve “Faking News” njofton se në Elbasan ne kuadrin e operacionit të lidhur me super skandalin e vjedhjes shtetërore elektorale të 10 milionë eurove në barkun e avionit, gjë që paraqiti Rinasin para mbare botës aeroportin më të pasigurt të globit, u arrestua një person i lidhur me super skandalin, i cili ishte disi edhe si i droguar dhe sikur të ishte vëlla siamez me Fredi Alizotin.

Suksesi i operacionit të policisë sipas Faking News bëri që i arrestuari të merret në dorëzim për trajtim të mëtejshëm nga narkodrejtor Albert Nushi, ekspert në fushën e trajnimit të dëshmitarëve të rreme dhe kryenarkodrejtor badiguardi i Eskobarit, krye ekspert për certifikimin e dëshmitarëve të rremë të serisë F. A.(Fredi Alizoti e me sipër).

Të arrestuarit pa emër por i serisë F.A, vazhdon lajmi i prestigjiozes Faking Neës, iu gjeten 3 tenxhere me presion, një jastëk dhe dy gjyma dhe një katruve ujë dhe një tepsi e madhe plote e përplot me euro, ne total 110 mije euro”-shkruan Berisha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *