Një person është ndaluar në Elbasan pasi dyshohet si pjesëmarrës në grabitjen e ndodhur në Rinas para 3 ditësh.
Personi i ndaluar është me inicialet M.H., ndërsa identiteti i plotë nuk jepet ende.
Grabitja ndodhi në orën 15:00 të së martës ku disa persona të armatosur u futën brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe grabitën disa milionë euro.
Një nga personat e dyshuar për grabitjen, Admir Murataj, u gjet i vrarë pranë vendit të ngjarjes në rrethana ende të paqarta.