Vendosni fjalën kyçe....

Ishte shtruar pas një infeksioni në gjoks, Dalai Lama del nga spitali


Dalai Lama ka dalë nga spitali në Delhi të premten, tre ditë pasi u shtrua për shkak të një infeksioni në gjoks.

Sipas Associated Press, tha se ndihej “normal, pothuajse normal”.

Zëdhënësi i tij, Tenzin Taklha, tha se 83-vjeçari ishte prekur nga një “kollë e lehtë”, por ishte “duke u bërë shumë mirë”.

Taklha tha se Dalai Lama kishte rifilluar tashmë “rutinën normale” të tij dhe po bënte disa stërvitje. Ai pritet të kalojë disa ditë pushimi në Delhi para se të kthehet në Dharamsala.

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Dalai Lama, iku në Indi 60 vjet më parë pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez. Ai tani jeton në mërgim në qytetin indian të Dharamsalës, shkruan “BBC“.

Kina mori kontrollin e Tibetit në vitin 1950 dhe e sheh Dalai Lamën si një separatist të rrezikshëm.  Kina thotë se udhëheqësit e saj kanë të drejtën të zgjedhin një pasardhës. Por muajin e kaluar, Dalai Lama përsëriti se asnjë udhëheqës i emëruar nga Kina nuk do të pranohej nga tibetianët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *