Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker gati sa nuk i vuri flakën zonjës së Parë të Ruandës. “The Indipendent” shkruan se ndoshta ishte i mbingarkuar nga solemniteti i përkujtimit të genocidit të Ruandës, ose i shpërqendruar nga problemet më afër Brukselit, por Juncker harroi se po mbante një pishtar të gjatë dhe u kthye drejt zonjës së parë, Jeannette Kagam.
Sikur të mos ishte për një grua të forcave të sigurisë, Juncker do ta kishte plagosur gruan e presidentit të Ruandës.
Pishtari u vendos në një vend të sigurt, larg nga Juncker, i cili arriti të përfundojë pjesën tjetër të ceremonisë pa asnjë aksident tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=LjkLKB2p080