Gregori Craig, këshilltari i ish-Presidentit të SHBA-së Barack Obama akuzohet për mashtrim dhe fshehje informacioni për punën e tij në Ukrainë,raporton CNBC..
Craig me profesion avokat është akuzuar nga Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm të Departamentit të Drejtësisë, ose njësia FARA. Ai përballet me dy akuza të cilat mund ta mbajnë atë në burg për 5 vjet.
Akuzat rrjedhin nga hetimi federal për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016, raport i cili u bë publik dhe u kryesua nga hetuesi i posaçëm Robert Mueller.
Avokatët e Craig thanë në një deklaratë për mediat se rasti i klientit të tyre tashmë ishte referuar tek autoritetet federale në rajonin jugor të Nju Jorkut të cilët nuk kishin ngritur padi.
Craig është akuzuar për gënjeshtra gjatë një interviste me zyrën e avokatit të posaçëm të 19 tetorit 2017 lidhur me natyrën e punës që bëri për qeverinë e Ukrainës në vitin 2012 dhe 2013, ndërsa ai ishte një partner i lartë në firmën ligjore “Skadden Arps”. Craig u largua nga firma në prill të vitit 2018.
Craig është akuzuar për gënjeshtra gjatë një interviste në zyrën e avokatit të posaçëm në 19 tetor 2017 lidhur me natyrën e punës që kryene për qeverinë e Ukrainës në vitin 2012 dhe 2013, ndërsa ai ishte një partner i lartë në zyrën ligjore Skadden Arps.
Me “Skadden” fillimisht ishte lidhur kontratë në vitin 2012 nga qeveria e presidentit të atëhershëm ukrainas Viktor Janukoviç, një aleat i Kremlinit, për të përgatitur një raport formal në mënyrë efektive duke arsyetuar vendimin e Janukoviç për të ndjekur penalisht dhe për të burgosur rivalen i tij politike, Yulia Tymoshenko.
Akuzat Timoshenkos shkaktuan acarim ndërkombëtar në atë kohë dhe qeveria e Janukoviç kërkonte me padurim për një firmë ligjore perëndimore me reputacion të pastër si “Skadden” për të prodhuar një raport që mund të pranohej ndërkombëtarisht, si një përpjekje për të lehtësuar disa nga presionet që vinin nga grupet e të drejtave të njeriut dhe organizatave joqeveritare.
Në 2012 dhe 2013, ndërsa Skadden po punonte për qeverinë e Janukoviçit, Departamenti i Drejtësisë kontaktoi zyrën ligjore për të pyetur nëse puna përbënte lobim të huaj, gjë që do të duhej që Skadden të regjistrohej si agjent i qeverisë së Ukrainës nën “FARA”.
Sipas aktakuzës, në shkurt të vitit 2012, Craig dërgoi email tek një partner i zyrës ligjore ku i shkruante se “Nuk dua të regjistrohem si agjent i huaj nën FARA. Unë mendoj se ne nuk duhet të kem të bëj me këtë detyrë, apo jo?”
Në një marrëveshje të arritur mes Skadden dhe Departamentit të Drejtësisë këtë vit, zyra zbuloi se një partner i lartë që i përshtatet përshkrimit të Craig u përgjigj në hetimin e Departamentit të Drejtësisë. Ky partner dyshohet se kishte bërë deklarata “të rreme dhe mashtruese” për natyrën e punës së zyrës për Janukoviç, të cilat kishin për qëllim të shmangnin regjistrimin e zyrës si agjent i huaj.
Craig thuhet se është intervistuar disa herë nga ekipi i Muellerit si pjesë e hetimit 22-mujor të tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, si pjesë e marrëveshjes së mundshme të Kremlinit me fushatën zgjedhore të Trump dhe ndërhyrjen e mundëshme te drejtësianga vetë Presidenti Donald Trump.
Ndërsa hetuesi i posaçëm dorëzoi raportin gati 400 faqe në Departamentin e Drejtësisë më 22 mars, disa raste penale të paraqitura nga ekipi hetues janë ende në vazhdim. I besuari dhe aleati i Trump Roger Stone, i cili u padit nga një juri e madhe federale me akuza duke përfshirë gënjeshtrat në Kongres dhe manipulimin e dëshmitarit, është duke pritur datën e gjyqit të tij më 5 nëntor./Hashtag.al