Mëngjesin e kësaj të premteje, policia ka mbyllur dhe rrethuar Parlamentin grek pas kërcënimit me bombë. “Kathimerini” shkruan se ky veprim është marrë pas një telefonate nga një person anonim, i cili kërcënoi se pajisje shpërthyese ishin vendosur “brenda dhe jashtë Parlamentit”.
“Do të ketë viktima. Kujdes!”, thuhet se tha telefonuesi anonim.
Mediat greke shkruajnë se ekspertët për deponimin e bombave janë dërguar në vendin e ngjarjes.