Vendosni fjalën kyçe....

“Kupola e shtetit e përfshirë në dosjen Xhafajt të pandehur duhet të ishin Balla, Xhafaj, Nushi e Marko”


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka akuzuar kupolën e shtetit lidhur me audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se dëshmitari i rremë Fredi Alizoti ka pranuar të bëjë burg për të mbrojtur zyrtarët më të lartë të shtetit të zhytur në këtë aferë.

“Kupola e shtetit është e përfshirë në skandal. Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg për të mbrojtur kupolën e shtetit, e cila është e zhytur deri në fyt në afera korruptive dhe skandale. Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike për mediat fakte të rënda sesi Agron Xhafaj bën trafik droge, zbuloi dëshmitarin e rremë Alfred Alizotin, që bën ndere për kupolën e korruptuar të shtetit.” – tha Basha.

Më tej ai shtoi se prokuroria është e kapur politikisht ndrësa theksoi se për aferat korruptive dhe për krimet e tmerrshme shtetërore duhet të ishin marrë të pandehur, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe zyrtarë të SHISH-it bashkë me zyrtarë të lartë të policisë.

“Prokuroria vetëm bën sehir dhe nuk vepron për zyrtarët e lartë e shtetit. Kjo sepse Prokuroria është kapur politikisht. Donika Prela dhe prokurorët e tjerë kanë marrë si të pandehur Salianjin, gazetarin Olldashi dhe denoncuesit e së keqes, e jo keqbërësit. Sot të pandehur për afera të tmerrshme kriminale shtetërore duhet të ishin Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, zyrtarë të SHISH. Edi Rama ka marrë në mbrojtje Ballën, Xhafajn, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që dalin në përgjime duke bërë favore për kriminelë me damkë dhe gradohen nga kriminelët.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *