Vendosni fjalën kyçe....

Laborator në mes të Athinës, arrestohen 4 shqiptarë


Policia greke zbuloi ditën e sotme një laborator për rritjen e kanabisit. Nga operacioni i policisë helene, në lagjen Peristeri të Athinës, katër shqiptarë, të moshës 25-39 vjeç, përfunduan në pranga.

Sipas njoftimit të policisë greke, janë konfiskuar 915 fidanë kanabisi, 2.6 kanabis të tharë, fare bime, fidanë si dhe pajisje laboratorike.

Nga mënyra se si është ngritur laboratori dhe sasia e konfiskuar, sipas policisë helene, përfitimet e pritshme nga shitja përfundimtare e lëndës narkotike do ti kalonin 500 mijë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *