Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj në Elbasan, kërkon eliminimin e krimit


Ka zgjatur 90 minuta takimi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu me Prefektin e Qarkut Elbasan, Gledian Llatja ,Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,Enkeleida Millonai, Kreun e SHISH Elbasan, Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Arjan Muça dhe përfaqësues të tjerë të organeve ligjzbatuese.

Në takimin e zhvilluar mes tyre është diskutuar me shqetësim dhe përgjegjësi rreth situatës aktuale të rendit dhe qetësisë publike në Qarkun e Elbasanit si dhe për marrjen e masave të menjëhershme për t’u dhënë goditjen fatale të gjitha organizatave kriminale si dhe të gjitha figurave të krimit që veprojnë në territor.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar nga Drejtuesi i sapoemëruar i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit që trupa profesioniste që ai ka në dispozicion të inkurajohet për të qenë në lartësinë maksimale në kryerjen e detyrës.

Policia e Shtetit ka deklaruar se do të shkatërrojë pamëshirë aktivitetin e të gjithë grupeve kriminale në çdo cep të Shqipërisë duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve se krimi ka mbështetje politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *