Dy persona janë shpallur në kërkim, lidhur me përplasjen e djeshme me armë në qytetin e Durrësit. Dy të rinjtë me inicialet e.H dhe Sh.Gj, janë shpallur në kërkim pasi gjatë një konflikti me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri makinën e një personi të tretë, duke e dëmtuar.
Përplasja me armë ka ndodhur në lagjen, nr 17 në Durrës .
“Shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasëve E.H., 33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç, banues në lagjen nr 8 Durrës, pasi dyshohet se këta dy shtetas gjatë një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobëta , kanë qelluar me armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime mjetit në pronësi të shtetasit A.J.,53 vjeç, të cilin e kishte të parkuar aty.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë.
Policia vazhdon punën intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit .
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.