Vendosni fjalën kyçe....

Policia shpall në kërkim banorët e Bregut të Lumit: Kundërshtuan me dhunë efektivët


Policia ka shpallur në kërkim një pjesë të të rinjve të Bregut të Lumit të cilët akuzohen se kanë kundërshtuar policinë që kishte vajtur për t’i nxjerë banesat që do prishen në fund të Bulevardit të ri të Tiranës.

Një pjesë e meshkujve të lagjes u arrestuan në orët e vona të natës të së hënës pas protestës së zhvilluar paraditen e së njëjtës ditë.

Ndërsa në orët e para rë mëngjesit të së martës, rreth orës 05:00, forca të shumta policie dhe të FNSH-së mësynë Bregun e Lumit duke nxjerrë me forcë nga banesat e tyre gratë, pleqtë e fëmijët dhe më pas duke vijuar me prishjen e 7 banesave të para.

Hashtag.al citon dëshmitë e banorëve të Bregut të Lumit, të cilët kanë deklaruar se janë në kërkim nga policia dhe fshihen gjatë gjithë kohës për të shmangur arrestimin.

Disa nga banorët e zonës kanë deklaruar se herë pas here në lagje afrohen furgonët e policisë që kërkojnë ndalimin e atyre që nuk janë kapur ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *