Vendosni fjalën kyçe....

“Prokuroria të arrestojë për dëshmi të rreme krerët e policisë së Fierit, Nushi e Marko” – Salianji


Ish-deputeti demokrat Salianji, ka deklaruar nga gjykata se prokuroria duhet të arrestojë dy ish-zyrtarët e lartë të policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Andon Marko.

Ai e bëri këtë gjë pas daljes nga seanca ndaj tij, për padinë e bërë nga vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Në seancën e sotme dëshmoi edhe Fredi Alizoti, i cili pretendon se ka bërë zërin e Xhafajt në audiopërgjimin ndaj këtij të fundit.

Salianji doli nga seanca sapo ajo nisi duke deklaruar për mediat jashtë dyerve të gjykatës: “Seanca po vazhdon, nuk do të vazhdoja të dëgjoja dhe shokët e tjerë të Ramës. Boll i kam dëgjuar me vendime të formës së prerë si trafiknatë droge apo përdhunues. Këtu ishte një rast tjetër i shokëve të Ramës, që e ka përdorur si dëshmitar të sajuar.

Sapo filloi të fliste dëshmitari sajuar Alfred Alizoti, ndodhi gjatë seancës – ishte parashtrim i gjatë i prokurorisë, por pa asnjë provë të re, vetëm indicje si agjitacion dhe propagandë, që përmblidhej në fjalinë “Ervin Salianji si organizator i këtij denoncimi, ka dashur të dëmtojë politikisht Fatmir Xhafajn dhe qeverinë”.

Salianji tha se ky është një proces i montuar dhe se do vijë dita që të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të duhet të përgjigjen për këtë duke nisur që nga prokurorët dhe shtoi se nuk do e ndalë misionin e tij deri në publikimin e së vërtetës.

“Një ditë forca e ligjit do jetë aq sa forca që ka krimi i organizuar. Padyshim është një proces i montuar që të gjithë qytetarët shqiptarë e kanë dëgjuar. I kërkova prokurorëve që të marrin nën arrest për dëshmi të rreme, të paktën dy raste që janë brenda dosjes, Alfred apo Albert Nushin dhe Andon Markon. Të dy kanë deklaruar se nuk e njohin Alfred Alizotin kur të dy janë kapur qartazi në përgjime duke i dhënë para Alizotit.

Prokuroria nuk kishte ndonjë përgjgije shtesë por e ritheksoj, se jo vetëm nuk më intimidojnë dot, nuk më trembin, por më nxisin më shumë në atë që misioni i politikës është të tregojë të vërtetën dhe  të mbrojtur interesin publik. Unë e kam mbrojtur duke futur në burg një njeri që nuk e ka futur dot shteti: vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron  Xhafaj.” – shtoi Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *