Një telefon celular raportohet se është gjetur në brendësi të fugonit të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor gjatë grabitjes në Rinas.
Sipas grupit hetimor ky celular pritet të jetë prova e fortë që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Prokuroria nuk jep ende informacione se kujt i përket celulari, edhe pse burime pranë grupit hetimor thonë se mendohet të jetë përdorur nga Admir Murataj, që është cilësuar si truri i grabitjes disa milionë euroshe.
Aktualisht telefoni është dërguar për ekspertizë më qëllim zbardhjen e komunikimeve që mund të jenë realizuar me këtë telefon.