Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me homologun grek Aleksis Tsipras, në Kroaci. Rama ndodhet në Dubrovnik në kuadër të samitit të 8-të të vendeve të Europës Qëndrore, asaj Juglindore si dhe Kinës, e njohur si iniciativa 16+1.
Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, Rama do të takohet me Tsipras në orën 10:00, ndërsa në orën 12:30 do të ketë një deklaratë të përbashkët për mediat.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes dy kryeministrave kanë qenë të tensionuara kohët e fundit, lidhur me pronat në bregdetin shqiptar.
Madje Tsipras deklaroi në samitin e Bukureshtit, “se nëse është e vërtetë ajo që po bën qeveria shqiptare, ai është pesimist për perspektivën europiane të saj”.
Qeveria greke është kundër ligjit qpër pronën, sipas të cilit shtetëzohen shumë prona në bregdetin shqiptarë me synim përdorimin e tyre nga “investitorët strategjikë”. Por ky hap prek shumë edhe minoritetin grek në jug të vendit.
Më herët, dy kryeministrat kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku sipas mediave greke, për ligjin për pronën në brigjet e Jonit dhe te Akti për Minoritetet. Pas kësaj bisede telefonike, ligji u hoq nga fletorja zyrtare.