Vendosni fjalën kyçe....

“Reformë ligjit të Arsimit të Lartë” – Meta në 10-vjetorin e Universitetit Mesdhetar


Meta ka deklaruar se në vend duhet të krijohet një klimë e re e dëgjimit të njëri-tjetrit në mjediset universitare, shoqërore e në politikë.

Kreu i Shtetit dekoroi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkime shkencore të Universitetit “Mesdhetar” të Shqipërisë në 10-vjetorin e këtij universiteti.

“E domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, në mjediset universitare e shoqërore dhe politike. Gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht.” – tha Meta.

Më tej kreu i shtetit shtoi se protesta e studentëve tregoi se ligji i Arsimit të Lartë ka probleme dhe kërkoi reformimin e tij.

“Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme. Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë,  vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse. Reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Reforma në Arsimin e Lartë të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika. Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar. “Karta e Studentit”, detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *