Vendosni fjalën kyçe....

‘Rikthimi i vizave nga Holanda’ – Vasili ironizon Ramën: Të na rrojë kryeministri!


Pas lajmeve se Parlamenti holandez ka miratuar kërkesën e disa partive politike për rikthim vizash për shqiptarët, ka reaguar ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili.

 “Na rrofte kryeministri se vizat po na lene”, shkruan me ironi Vasili.

Sipas ish-deputetit, kjo është gjëja më e keqe që qeveria e Rilindjes mund t’i bënte shqiptarët. Vasili e akuzon Ramën si përgjegjës kryesor për emigrimin ilegal të shqiptarëve drejt Holandës.

“Na rrofte kryeministri se vizat po na lene. Holanda kerkon ne parlament rikthimin e vizave per shqiptaret. Te keqe me te madhe se kaq rilindja nuk mund tu bente shqiptareve.

Heqja e Vizave ne vitin 2010 i dha fund poshterimit te shqiptareve ne dyert e ambasadave, i dha fund mafies se vizave si dhe i dha fund izolimit te tyre.

I vetmi, qe thoshte se 1 milion shqiptare do te ikin sapo te hiqen vizat eshte pikerisht ky qe eshte sot kryeminister.

Nje sukses te zi ky kryeminister e ka arritur. Ate qe nuk ndodhi ne 2010 e realizoi ky nga 2013 e kendej duke perzene 1 milion shqiptare nga Shqiperia dhe duke bere qe europianet te kerkojne rikthimin e vizave.

Me mire te ruajme heqjen e vizave per shqiptaret dhe ti veme vizen ketij kryeministri.

Vetem Edi Rama dhe rilindja thane.”, shkruan Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *