Pas lajmeve se disa prej partive kryesore në Holandë kanë kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët, kryeministri Sali Berisha thotë se kërkesa e tyre është miratuar me shumicë votash.
Berisha shkruan se me këtë vendim, Shqipëria bëhet vendi i parë për të cilin një vend anëtar i BE-së kërkon rikthim vizash.
“Nje ndeshkim i rende per Shqiperine!
Parlamenti i Mbreterise se Hollandes voton rikthimin e vizave per shqiptaret.
Te dashur miq, nga Edvin Kristaq Krimi, narkoqeveria dhe narkoshteti i tij shqiptaret jo qe nuk do te hapin negociatat me BE por rrezikon shume seriozisht te humbasin nje nder arritjet me te medha te jetes tyre, levizjen e lire ne Europe, Hapsiren e Shengenit.
Dje parlamenti i Mbreterise se Hollandes me kerkes te tre grupeve parlamentare konkretisht te Partise Kristian Demokrate, Partise Socialiste, dhe Partia e Lirise votoi dhe miratoi me shumice votash propozimin e ketyre grupeve per rivendosjen e vizave per shtetasit shqiptar per shkak te kriminalitetit agresiv dhe ne rritje si dhe emigracionit ilegal.
Keshtu Shqiperia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Krimit behet vendi i pare per te cilin votohet nga nje vend anetar i BE rikthimi i vizave per qytetaret e saj. Po rikujtoj ketu se ne viti 2010 qeveria e Mbreterise se Hollandes ka qene mbeshtetes kryesore i yni per heqjen e vizave. Por rritja e madhe e kriminalitetit me origjine shqiptare dhe numrit te azilkerkuesve detyruan ne vitin 2017 agjenesite ligjzbatuese te Mbreterise se Hollandes t’u kerkojne autoriteteve te tyre vendimarrese rikthimin e vizave per shqiptaret. Rendimi i metejshem i ketyre problemeve sollen ne votimin e djeshem qe perben ne rast zbatimi nje ndeshkim tejet te hidhur per shqiptaret.”, shkruan Berisha.