Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka akuzuar këtë të enjte themeluesin e Ëikileaks Julian Assange për konspiracion në hakerimin e një kompjuteri lidhur me publikimin e qindra mijëra dokumenteve të klasifikuara amerikane.
“Akuza lidhet me rolin e dyshuar të Assange në një nga kompromiset më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Departamenti i Drejtësisë në një njoftim për shtyp, vetëm pak orë pasi policia britanike e arrestoi Assange në ambasadën ekuadoriane në Londër, ku ai qëndronte për gati shtatë vjet.
Njoftimi pasoi me një kërkesë për ekstradim në SHBA, shkruan CNBC. Nëse dënohet, Assange mund të përballet me pesë vjet burgim, edhe pse dënimi i tij aktual ka gjasa të bjerë nën maksimumin ligjor.
“Kjo është një ditë e errët për gazetarinë” tha një përfaqësues i Assange jashtë gjykatës britanike. “Ne nuk duam që kjo tëvazhdojë. Kjo duhet të shmanget”.
Aktakuza ndaj Julian Assange rrjedh nga një prej shkeljeve më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë amerikane, publikimit nga Wikileaks në vitin 2010 të një numri të madh të dhënash ushtarake amerikane në luftërat e saj në Afganistan dhe Irak, vlerësimet e terroristëve të dyshuar të mbajtur nga Shtetet e Bashkuara në Guantanamo të Kubës dhe 250,000 komunikimeve kabllore të Departamentit të Shtetit.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Assange-n për komplot me ish-analisten e zbulimit të Ushtrisë Amerikane Chelsea Manning, të njohur më parë si Bradley Manning përpara se ta deklaronte veten si grua, për të deshifruar një fjalëkalim në kompjuterat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes duke hakeruar në një rrjet qeveritar të dokumenteve dhe komunikimeve të klasifikuara të njohura si Rrjeti i Protokollit Sekret në Internet.