Vendosni fjalën kyçe....

“SOS”, familjarët publikojnë këngën e Avicii-t që flet për ‘netët pa gjumë’ (VIDEO)


Familjarët kanë publikuar këngën e parë të albumit të fundit të DJ-it të ndjerë Avicii, i cili vdiq para se ky album të bëhej publik për fansat.

Kënga titullohet “SOS” dhe vjen si një bashkëpunim i tij me Aloe Blacc. Video e këtij produksioni përmban disa mesazhe nga fansat e Aviciit në nder të kujtimit të tij. Blacc është shprehur se ndihet i nderuar që Avicii e donte në albumin e tij.

Ai tregoi se në pjesë të tekstit të këngës tregohen problemet që ka kaluar Avicii.

“Ai e shkroi këtë tekst qartazi për disa nga betejat e tij dhe mendoj se është një temë shumë e rëndësishme për t’u kuptuar e për t’u shpërndarë, sidomos me publikun e tij.  Avicii ka ditur si të  depërtojë në veshë dhe zemër, për t’i dhënë njerëzve fjalët që ata të jenë të aftë të thonë “Kam nevojë për ndihmë.”- u shpreh Blacc.

Kënga përmban fjalë që mbartin më shumë peshë në retrospektivë. Ato përfshijnë tekste për një njeri që nuk fle shumë dhe kërkon mbështetje te dashuria.

“A mund të më dëgjoni, SOS? Më ndihmo të vë mendjen time të pushojë.”, këndon Blacc.

Familja e Avicii tha se pjesa tjetër e albumit do të dalë më 6 qershor, dhe aty është e gjithë puna e tij e mbetur para se të vdiste.

“Ai la pas një koleksion të këngëve pothuajse të përfunduara, së bashku me shënime, biseda me e-mail dhe mesazhe me tekst rreth muzikës”, thanë përfaqësuesit e tij.

Avicii ndërroi jetë në moshën 28 ​​vjeçare, më 20 prill të vitit të kaluar si pasojë e vetëvrasjes. “CNN” shkruan se familja e tij ka thënë se të ardhurat neto nga albumi do të shkojnë për Fondacionin Tim Bergling, që synon të ndihmojë njerëzit që përballen me probleme të shëndetit mendor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *